Rritet temperatura në…intimet e prezantueses

26/01/2011 17:30

Një barcaletë televizive ndodhi gjatë prezantimit të motit në stacionin anglez ITV, kur një rastësi qesharake bëri që të shigjetat në ekran të anonçonin rritje të temperaturave në zonat intime të prezantuese.

Gjatë programit të mëngjesit, si gjithmonë u bë lidhja me parashikimin e motit. Prezantuesja, një 30-vjeçare e njohur gjerësisht në Britani, si gjithmonë po kryente rutinën e saj, kur shenjat që tregonin lëvizjen e erës u përputhën me pjesët e “nxehta” të trupit të saj.

Studio shpërtheu në të qeshura ndërsa asaj iu desh të improvizonte në pjesën e mbetur të programit. Ndërkohë, programi atmosferik i ITV-së fitoi një audiencë që askush nuk e priste.

Top Channel