Kremlini blen jahtin 30 milionë eurosh

26/01/2011 21:25

Një jaht i gjatë më shumë se 50 metra dhe me një cmim prej 30 milionë eurosh është blerë nga Kremlini për të pritur liderët ndërkombëtarë në Olimpiadën dimërore të vitit 2014.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e departamentit të thesarit në Presidencën ruse, e cila nuk ka dhënë detaje të tjera mbi objektin.

Ndërkohë, një e përditshme turke ka publikuar disa të dhëna, sipas të cilave bëhet fjalë për një jaht të gjatë 53 metra, me 6 kabina vip dhe që mund të presë 11 persona përvec 12 anëtarëve të ekuipazhit.

Top Channel