Vret veten në mes të parkut
25/01/2011 10:40
Një baba, të cilit i ishte mohuar e drejta për të parë fëmijët e tij, vrau veten dje në një park në Luton (Angli), pas 15 orësh qëndrimi me një shotgun që ia kishte drejtuar vetes.
30-vjeçari i quajtur Steven, vendosi armën në gjoksin e tij dhe qëlloi një herë duke i dhënë fund jetës.
Policët u munduan që burri të dorëzonte armën dhe gjatë negociatave ai u kishte thënë oficerëve se kjo gjë kishte të bënte më të dashurën e tij e cila nuk e linte të takonte fëmijët.
Kur Steven u rrethua nga policët e armatosur, ai vrau veten.
Top Channel