Frederyk Chopin vuante prej epilepsisë

25/01/2011 22:00

Kompozitori Frederyk Chopin, i cili vuajti nga halucionacionet gjatë jetës së tij të shkurtër, vuante nga sëmundja e tokës, bënë të ditur kërkuesit spanjollë.

Pianisti polak ndërroi jetë në moshën 39-vjeçare, në vitin 1849, si rrjedhojë e një sëmundjeje të gjatë që besohej se ishte një lloj kisti.

Megjithatë, mjekët spanjollë, janë pothuajse të sigurt se ai vuante nga epilepsia e lobit temporal. Kjo e dhënë shpjegon edhe vizionet që ai përjetoi gjatë jetës, të përshkruara gjerësisht në letrat e shkruara dhe të marra prej tij.

Në një letër që miku i tij i ngushtë, George Sand, i dërgonte vajzës së tij, përshkruante momentin kur ndërsa po luante sonatën në një apartament në Londër në vitin 1848, polaku pa qënie të përbindshme të dilnin nga piano dhe kjo bëri që të largohej i tronditur prej banesës.

Halucinacionet janë simptoma të disa sëmundjeve, midis të cilave skizofrenia, edhe pse në këtë rast është më e zakonshme të dëgjohen zëra.

Duke studiuar përshkrimet e sëmundjes së Chopin në disa letra, mjekët spanjollë arritën në përfundimin se gjendja e polakut quhej epilepsi e lobit temporal. Një tjetër mundësi është një formë tepër e rrallë e migrenës.

Sipas mjekëve spanjollë, epilepsia mbetet gjithsesi shkaku më i mundshëm, sepse migrena njihej në atë kohë dhe mjekët mund të kishin bërë ndonjë diagnostikim.

Top Channel