Dëbora izolon komunat e Kukësit

25/01/2011 09:55

Moti i keq me reshje të dendura dëbore ka rënduar edhe më tej situatën në qarkun e Kukësit, ku të gjitha komunat janë të izoluara.

Sipas informacioneve të fundit, trashësia e dëborës ka arritur deri në një metër, duke bërë rrugët të pakalueshme edhe për shkak të mungesës së borëpastrueseve.

Autoritetet lokale njoftojnë se borëpastrueset janë angazhuar vetëm në aksin Morin-Kalimash të autostradës Durrës-Kukës.

Ndërkohë, ngrica dhe akulli kanë vështirësuar kalimin në aksin Elbasan-Qafë Kërrabë, ndërsa në Librazhd për shkak të izolimit të komunave nga dëbora është ndërprerë mësimi në shkolla.

Top Channel