21 janari, komisioni hetimor nis punën

25/01/2011 12:05

Ka nisur para pak castesh nga puna komisioni hetimor parlamentar për ngjarjet e 21 janarit.

Sipas informacioneve të fundit, të pranishëm janë vetëm deputetët e mazhorancës, Halimi, Gumi, Strazimiri, Hoxha dhe Alibeaj.

“Do dëgjojmë përfaqësues të institucioneve që kanë lidhje me rendin dhe mbrojtjen”, ka deklaruar deputeti Eduart Halimi.

Ngritja e komisionit hetimor u miratua në seancën e jashtëzakonshme parlamentare që u mbajt ditën e diel, ku të pranishëm ishin vetëm deputetët e mazhorancës.

Top Channel