Sulmohet faqja e Facebook e Sarkozy

24/01/2011 10:50

Faqja në Facebook e presidentit francez, Nicolas Sarkozy, është sulmuar për disa orë nga “piratët” të dielën pasdite.

“Piratët” shkruan në faqe se presidenti francez nuk do të merrte pjesë në zgjedhjet presidenciale në Francë në vitin 2012 “duke marrë parasysh rrethanat e jashtëzakonshme në të cilat gjendet Franca”.

“Profili im në FB është sulmuar nga “piratët”. Kjo është prova që asnjë sistem nuk është i pagabueshëm”, shkroi vetë Sarkozy në faqen e tij disa orë më pas.

Sarkozy e mori me sportivitet mesazhin e “piratëve”: “Mësova nga gabimet drejtshkrimore dhe gramatikore të shkrimit, por nuk mora parasysh mesazhin që përcillte ai.”

Presidenti francez ka qenë objekt polemikash javët e fundit në Francë për shkak të gabimeve gramatikore që ka bërë në fjalimet e tij.

Top Channel