Pneumonia mund të jetë pranë zhdukjes

24/01/2011 19:35

Një vaksinë e re që duhet të luftojë pneumoninë është duke u përhapur në Afrikë dhe sipas të dhënave, ajo mund të shpëtojë më shumë se gjysmë milion jetësh çdo vit, raportoi sot “Medical Journal”.

Vaksinimi ka nisur në vende si Sierra Leone, Jemen, Honduras apo Guajana, ku pneumonia shkakton vdekje të shumta çdo vit. Efekti i vaksinës do të shikohet pas disa javësh, kur të bëhen testimet e para.

Bashkimi i firmave private që po zhvillojnë këtë vaksinë paralajmëroi se ka nevojë për 800 milion euro në pesë vitet e ardhshme, nga vendet e zhvilluara, për të krijuar një stok të mjaftueshëm për imunizimin e popullsisë më të rrezikuar në botë, nëse vaksina do të rezultojë e efektshme.

Pneumonia vret më shumë fëmijë se çdo sëmundje tjetër në botë, për një total prej 1,7 milion jetësh në vit.

Top Channel