Përfundon takimi Topi-Rama

24/01/2011 15:15

Presidenti i Republikës ka pritur sot në Presidencë kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama.

Takimi është kërkuar nga vetë zoti Rama, kurse mediat janë njoftuar nga Presidenca, e cila ka vendosur ta bëjë transparent këtë takim.

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka hyrë në zyrën e kreut të shtetit në orën 13 e 39 minuta dhe takimi ka pak minuta që ka përfunduar.

Temë e diskutimeve mes presidentit të Republikës dhe kryetarit të PS ka qenë situata më e fundit politike në vend, pas demonstratës së 21 janarit, ku humbën jetën 3 persona dhe një tjetër vdiq në spital, ndërkohë që janë plagosur me dhjetra të tjerë.

Kurse komisioni hetimor për këto ngjarje, i miratuar vetëm me votat e mazhorancës mbrëmë në një seancë të jashtëzakonshme, do të hetojë punën e institucioneve shtetërore, përfshirë SHISH-in dhe Prokurorinë, të cilën kryeministri Berisha e akuzoi për pjesmarrje në një puc shtetëror.

Top Channel