Palestina, e irrituar me al-Jazeera e Wikileaks

24/01/2011 15:05

Zyrtarët palestinezë akuzuan rrjetin informativ al-Jazeera për dëmtim të kauzës së tyre, pas publikimit të rrjedhjeve të Wikileaks një ditë më parë.

Provat ngjallën pakënaqësi të madhe në shtetin e panjohur të Palestinës, pasi ato zbulonin oferta për lëshime madhore që i ishin bërë Tel Avivit.

Sipas presidentit Mahmoud Abbas, publikimi i këtyre provave të pavërteta ka patur si qëllim të vetëm prishjen e negociatave midis palëve.

Sipas asaj që tha al-Jazeera duke iu referuar Wikileaks, autoritetet i bënë thirrje Izraelit që të mbante një pjesë të madhe të territoreve të Jeruzalemit Lindor, një ofertë që në dukje u refuzua prej shtetit hebre.

Top Channel