Monopoli komunist, në radhë qumështi

24/01/2011 19:45

Në vend të një hoteli luksi apo një apartamenti, një Monopoli i ri komunist vendos lojtarët në radhë për letra higjenike, bukë, qumësht, kafe, kukulla apo për një hartë të Bullgarisë.

Monopoli, loja e famshme e tavolinës (një lloj loje mos u nxe, ku ndërthurret fati me aftësitë e lojtarit për të bërë investime ekonomike) tejkaloi fantazinë e saj me versionin e rrallë që ka nxjerrë në shitje.

Midis penaliteteve origjinale në lojë, është humbja e tollonit, e cila të privon nga paratë që duhet të marrësh pas përshkrimit të plotë të një rrotullimi në fushë. Gjithashtu, mund të mbarojë buka kur je në radhë apo nëse ke fat, mund të gjesh letrën nëpërmjet të cilës një njeri me pozitë të lejon të blesh pa radhë për dy turne.
Loja e re është hedhur në treg në Britani, ku synohet që nëpërmjet saj, të sensibilizohen të rinjtë për të këqijat që solli komunizmi.

Top Channel