Celulari do të tingëllojë edhe në hapësirë

24/01/2011 21:15

Inxhinjerët britanikë janë duke punuar për të ndërtuar një celular, i cili do të jetë në gjendje të funksionojë që nga hapësira, raportoi sot BBC.

Një grup pune i Qëndrës Hapësinore Britanike është kurioz të shohë nëse telefonat e rinj më të sofistikuar janë në gjendje të funksionojnë në një prej mjediseve më sfiduese të njohura ndonjëherë.

Telefoni do të funksionojë nëpërmjet një sistemi operues të Google Android, por marka dhe modifikimet të cilave ai do t’i nënshtrohet ende nuk janë zbuluar.

Pajisja do të përdoret për të kontrolluar një satelit 30 centimetra të gjatë dhe gjithashtu do të fotografojë Tokën nga hapësira.

Top Channel