Bota surreale e hartës kineze

24/01/2011 21:50

Një hartë kineze kompiuterike është në gjendje të ofrojë një version të botës që askush nuk ka mundur të shohë më parë.

Në fakt, sipas këtij versioni, Londra ka brenda saj qytetin polak të Ostrov Vielkopolskit, mes Tokio e Kiotos nuk ka asnjë diferencë në kilometra (në fakt 513 km), sheshi Tienanmen në Pekin është një restorant në Shangai, qyteti i Guangdongut ka zëvendësuar Tajvanin, ndërsa “Foleja e Zogjve” nuk është një stadium olimpik, por vetëm një bar i kryeqytetit kinez.

Për ata që nuk kërkojnë një botë surreale, konkurrentja kineze e Google Earth, e quajtur Tiantidu, ka përfunduar me një dështim të plotë. Ashtu si versioni amerikan, sistemi duhet të tregonte pamjet dhe lokalitetet e të gjithë qyteteve në botë, nëpërmjet fotografive nga sateliti.

Kryeministri Wen Jiabao e kishte paralajëmruar risinë si një arritje të shkencës hapësinore kineze, por ai nuk ka vendosur ende një mbiemër për këtë dështim spektakolar.

Ndonëse se kompania është justifikuar me disa probleme teknike për mbivendosje të shkaktuar nga serveri qëndror, e qartë është që sistemi duhet të rimodelohet tërësisht. Ndërkohë, të gjithë shtetet në botë duhet të ndihen të shqetësuar nga çfarë do konflikti që mund të ketë Pekini në të ardhmen.

Nëse edhe raketat kineze do të komantohen nga satelitët që kanë operuar këtë sistem, ato janë në gjendje të përfundojnë kudo, përveçse tek kundërshtari.

Top Channel