Basha përgëzon policët

23/01/2011 15:05

Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha zhvilloi një mbledhje me drejtuesit e Policisë së Shtetit ku i përgëzoi ata për punën e deritanishme në kryerjen dhe garantimin e rendit.

Ministri Basha u kërkoi efektivëve të policisë mobilizim të plotë për garantimin e rendit.

Takimi u zhvillua dy ditë nga demonstrata e së premtes, ku gjetën vdekjen 3 persona e në kohën kur uniformat blu refuzojnë të ekzekutojnë urdhër-arrestet e Prokurorisë së Përgjithshme për ndalimin e 6 efektivëve të Gardës së Republikës të akuzuar për këto vrasje e për tejkalim të kompetencave.

Top Channel