Vendet më miqësore të botës

22/01/2011 12:10

Një anketë arriti në përfundimin se Norvegjia është vendi më mirëqësor në botë, bëri me dije “Le Monde”. Atje ekzistojnë më shumë mundësi për të krijuar lidhje të forta e të shpejta shoqërore.

Sondazhi nuk mati të ardhurat, por aftësinë për të krijuar miq, për të kaluar një kohë të mirë me shoqërinë e familjen dhe cilësinë e shëndetit. Gjithashtu, u morr parasysh aftësia për të thënë gjithçka pa patur frikë apo liria e zgjedhjeve fetare.

Nga anketa, Norvegjia rezultoi të ishte vendi që përmbushte më mirë këto kritere. Vendi i dytë më miqësor në botë ndodhet përsëri në Skandinavi dhe është Danimarka. Midis pesë të parë edhe Finlanda, Australia e Zelanda e Re.

Top Channel