Tunizi, Kryeministri largohet pas zgjedhjeve

22/01/2011 08:25

Kryeministri tunizian, Mohammed Ghannouchi, premtoi largimin nga politika pas mbajtjes së afërt të zgjedhjeve të parakohshme, mbrëmë në një deklaratë.

Lëvizja vjen për të qetësuar situatën, pasi protestat vazhduan në ditët e fundit me kërkesat për largimin e tij, si pasojë e pakënaqësisë popullore për përfshirjen në kabinetin e ri të antarëve të partisë së presidentit të larguar Ben Ali.

Ghannouchi theksoi se shqetësimi i tij i vetëm për momentin është të vendosë një rend demokratik dhe të organizojë zgjedhje të lira e të drejta, në atë që do të jetë misioni i tij i fundit politik.

Top Channel