Sudan, rebelët i bëjnë pritë ushtrisë

22/01/2011 10:15

Një grup rebelësh i zuri pritë një njësie të vogël të ushtrisë së Sudanit në krahinën e Darfurit, ndërsa në përleshjen që zgjati disa orë mbetën 21 të vdekur, midis të cilëve tetë ushtarë.

Lajmin e bëri të ditur Agjensia Franceze e Lajmeve (AFP), e cila citoi një zëdhënës të komandës së përgjithshme të ushtrisë. Përballja ndodhi në një rrugë kombëtare që përshkron rajonin, kryesisht shkretinor.

Darfuri kërkon prej kohësh shkëputjen nga autoriteti i Khartumit dhe lëvizja në krahinë ka marrë hov nga referendumi për shpalljen e pavarësisë në Sudanin e Jugut. Konflikti në krahinë nisi në 2003-in dhe të paktën 300 mijë persona kanë vdekur në dyluftime.

Top Channel