SHBA vendos në shënjestër liderin taleban

22/01/2011 14:30

Udhëheqësi i talebanëve pakistanezë, Qari Hussain Mehsud, famëkeq edhe për rekrutimin e grave dhe fëmijëve kamikazë, është vendosur në qendër të shënjestrës, raportoi sot Departamenti i Shtetit.

”I konsideruar gjerësisht si lideri më i rrezikshëm dhe vdekjreprurës midis të gjithë talebanëve, Hussain dhe organizata e tij duhet të përballen me pasojat e shumë sulmeve kamikaze në të gjithë Pakistanin”, shkruhej në një deklaratë.

Midis sulmeve që i atribuohen këtij lideri është ai i shtatorit të kaluar në qytetin e Kuetës, ku një autobombë vrau 54 persona apo sulmi i muajit të shkuar në Laki Marvat, i cili shkaktoi 17 viktima, midis të cilëve edhe katër fëmijë të vegjël.

Top Channel