Protestat në Algjeri, dhjetëra të plagosur

22/01/2011 12:50

Disa dhjetëra të plagosur u regjistruan në mesditën e sotme në Algjeri, kur policia ndërhyri për të penguar zhvillimin e një proteste prodemokratike e antiqeveritare, informoi Agjensia Franceze e Lajmeve (AFP).

Disa antarë të partive opozitare u arrestuan. Algjeria ka përjetuar një numër demonstratash në javët e fundit, shumica e të cilave të lidhura me pakënaqësitë për rritjen e çmimit të ushqimeve.

Shpërthimi i protestave në Tunizi ka patur një efekt zinxhir edhe në Algjerinë fqinje, por njëkohëësisht, i ka bërë autoritetet e Algjerit më të ashpra, për të mos lejuar ndonjë përshkallëzim të krizës.

Demonstruesit u përballën me plumba gome, gaz lotsjellës dhe qindra policë, të cilët sipas raporteve të pakonfirmuara ende, mund të kenë arrestuar deri në 300 antarë të opozitës.

E drejta e protestimit është e ndaluar në Algjeri, falë një ligji të vendosur me gjendjen e jashtëzakonshme të vitit 1992, i cili nuk është shfuqizuar më kurrë.

Top Channel