Mcilwham, e shqetësuar për situatën

22/01/2011 15:10

Ambasadorja britanike në Shqipëri, Fiona Mcilwham ka shprehur shqetësimin e saj për situatën e krijuar në Shqipëri. Ajo e ka konsideruar demonstratën e djeshme si të drejtë të çdo njeriu në të gjitha demokracitë.

Sipas saj, dhuna dhe përdorimi i tepruar i forcës, nuk është kurrë e pranueshme.

“Unë jam e pikëlluar thellë nga dhuna dhe humbja e jetës së tre personave gjatë demonstratës së djeshme në Tiranë dhe simpatia ime është me familjet e viktimave. Protesta paqësore është e drejtë themelore e njeriut në të gjitha demokracitë, dhuna dhe përdorimi i tepruar i forcës nuk është kurrë e pranueshme. Edhe një herë, unë kërkoj me forcë të gjitha palëve për të shmangur retorikën provokative dhe hedhjen e fajit. Kjo është për institucionet, jo politikanët, për të kryer një hetim të besueshëm dhe dhënien e drejtësisë. Më shumë se kurrë, duhet dialog konstruktiv mes të gjitha partive politike për të rindërtuar besimin dhe për të gjetur kompromis, me qëllim forcimin e institucioneve demokratike të këtij vendi për të mirën e të gjithë shqiptarëve”, është shprehur Mcilwham.

Top Channel