Kukan: Angazhim për dialog dhe maturi

22/01/2011 14:50

Kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian për Ballkanin, Eduart Kukan i ka bërë thirrje klasës politike shqiptare që të gjejë gjuhën e përbashkët dhe të heqë dorë nga aktet e dhunshme.

“Dënoj me forcë dhunën që u ushtrua në Tiranë gjatë demonstratës. Politikanët të angazhohen për dialog në mënyrë që të kapërcejnë krizën. Në këtë moment kritik, politikanët duhet të tregojnë pjekuri”, ka deklaruar Kukan.

Zyrtari i lartë evropian ka paralajmëruar më tej Shqipërinë se ngërci i tejzgjatur po dëmton progresin e vendit në integrimin evropian.

Top Channel