Demonstrata, Bode: Atentat ndaj aspiratave integruese

22/01/2011 16:50

Ministri i Financave, Ridvan Bode në një deklaratë për shtyp e ka cilësuar si një atentat ndaj aspiratave të vendit për integrimin evropian, demonstratën e djeshme.

“Dje vendi përjetoi atentatin më të rëndë në aspiratat për integrim dhe zhvillim. Dje të gjithë panë tentativën e Edvin Ramës për të destabilizuar vendin”, tha Bode.

“Pas dështimeve të tij për falimentim bankash, për krizë ekonomike, ëndrra e tij për destabilitet përmes ekonomisë gjeti rrugën dje përmes dhunës që rezultoi të jetë edhe dështimi i tij përfundimtar”, theksoi ai.

Top Channel