Cowen, jep dorëheqjen si kryetar partie

22/01/2011 17:20

Kryeministri i Irlandës, Brian Cowen ka njoftuar dorëheqjen nga lidershipi i partisë Fianna Fail e cila sëbashku me një koalicion nga disa parti të tjera vazhdojnë qeverisjen e Irlandës deri në zgjedhjet e 11 marsit.

Cowen e anoncoi dorëheqjen gjatë një konferencë shtypi në Dublin ku ai tha se në fokusin e fushatës elektorale duhen të jenë propozimet për politikat qeverisëse dhe jo çështje që kanë të bëjnë me personalitetin.

Dorëheqja si lider i kësaj partie është komentuar si një tjetër shenjë e vazhdimit të krizës qeverisëse në Irlandë.

Megjithëse Cowen nëpërmjet një votimi të fshehtë u rikofirmua lider i kësaj partie, ai nuk mundi t’i rezitojë presionit në rritje për t’u larguar nga posti drejtues i partisë Fiana Fail.

Kryeministri Cowen e ka argumentuar vendimin e largimit duke deklaruar se ai ishte i shqetësuar se brenda gjirit të partisë së tij kritikat sa vinin e shtoheshin duke e larguar vëmendjen nga çështje të tjera me rëndësi për t’u debatuar.

“Tani qëllimi kryesor i mi është të treguarit e një vëmendjeje të plotë të çështjeve qeveritare duke vazhduar implementimin e planit për rimëkëmbjen ekonomike”, ka thënë Cowen.

Ekonomisë irlandeze fundivitin e shkuar i është dhënë një paketë ndihme financiare nga Bashkimi Europian dhe Fondi Ndërkombëtar Monetar duke e shpëtuar nga një kolaps ekonomik.

Top Channel