Austri, do të prishet shtëpia e mostrës Fritzl

22/01/2011 15:05

Shtëpia në të cilën Josef Fritzl mbylli vajzën e tij në qilar, për ta përdhunuar sistematikisht për 24 vite me radhë, duke bërë edhe shtatë fëmijë me të, do të prishet.

Lajmin e bënë të ditur gjatë drekës autoritetet lokale të Amshtetenit, ku ndodhet edhe banesa, Kryetari i Bashkisë kërkoi që shkatërrimi të bëhet në mënyrë jopublike.

74-vjeçari Fritzl u dënua me burgim të përjetshëm në mars 2009, për akuzat e vrasjes së një të porsalinduri nga neglizhenca, skllavërimit të vajzës së tij, përdhunimit dhe incestit.

Vajza, aktualisht 40 vjeç dhe tre nga fëmijët e mbijetuar janë duke marrë terapi, edhe pse identiteti i tyre ruhet me sekret.

Top Channel