“Mjaft”, homazhe në nder të viktimave

22/01/2011 11:00

Lëvizja “Mjaft” do të mbajë rreth orës 11:30 para kryeministrisë homazhe në nderim të viktimave të demonstratës së djeshme.

Aktivistë të lëvizjes, bashkë me qytetarë të Tiranës do të mblidhen në vendin e saktë ku u vranë tre protestuesit.

Ata humbën jetën pasi u qëlluan me armë zjarri gjatë përleshjeve me
policinë. Pritet që ekspertiza mjekoligjore të zbardhë se nga kanë
ardhur plumbat.

Ndërkohë, lidhur me vrasjet reagoi edhe organizata ndërkombëtare Amnesty International, e cila kërkoi një hetim të detajuar.

Top Channel