Shkencëtarët dhe paleontologët zbuluan fosilet e pterosaurve në Kinë. Fosilet mendohet se datojnë mbi 160 milionë vjet më parë.

Zbulimi u publikua në revistën “Science” ku thuhet se fosilja e një pterosauri (reptil fluturues) përmban edhe një vezë, cka u mundësoi shkencëtarëve për të përcaktuar për herë të parë gjininë e tyre e për të vënë re ndryshimin se vetëm meshkujt kishin kurorë në kokë.

Pterosaurët, të njohur ndryshe edhe me emrin pterodaktilët e të ngatërruar shpesh me klasën e dinozaurve, dominuan qiejt e tokës 220-65 milion vjet më parë, ndërkohë që në tokë, nën këmbët e tyre qarkullonin dinosaurët.

FOTO GALERI
1/3
Reptili fluturues jetoi në tokë 160 milion vjet më parë

Top Channel