Tunizi, nis periudha e zisë kombëtare

21/01/2011 08:15

Tunizia do të nisë një periudhë prej tre ditësh zije kombëtare, në nder të personave që mbetën të vrarë në protestat anti ish-presidentit Ben Ali, bënë të ditura mediat ndërkombëtare në mëngjes.

Të paktën 78 persona kanë humbur jetën në valën e demonstratave, që prej janarit. Protestat vazhdojnë, pasi partia e presidentit Ben Ali vazhdon të jetë e përfshirë në koalicionin qeverisës, që ka formuar qeverinë e përkohshme.

Ndërkohë, pas lirimit të të gjithë të burgosve politikë, është marrë vendimi për të lejuar funksionimin e të gjithë partive politike të shpallura të jashtëligjshme.

Top Channel