SHBA paralajmëron Kinën për Korenë e Veriut

21/01/2011 09:00

Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmëruan Kinën se do të rrisin prezencën e tyre ushtarake në Azi, nëse Pekini nuk do të jetë në gjendje të kontrollojë aleatin e tij të Koresë së Veriut, shkruante “New York Times” në numrin e sotëm.

E përditshmja citonte një zyrtar të lartë të Uashingtonit, sipas të cilit presidenti Obama ka mundur të bindë Kinën, mbështetësin kryesor politik dhe ekonomik të Penianit, për të mbajtur një qëndrim më të rreptë ndaj tyre.

Vetëm një ditë më parë u lajmërua se Korea e Veriut dhe ajo e Jugut kishin rënë dakord për takime midis ushtarakëve të lartë, në një lëvizje pas të cilës u duk se ishte Uashingtoni dhe Pekini.

Top Channel