Një turmë e tërbuar protestuesish u përpoq të bllokonte Ministren e Jashtme Franceze që të vizionte Bregun Perëndimor, ndërsa dhjetëra persona u shtrinë përpara makinës së saj, raportoi Agjensia Franceze e Lajmeve (AFP) në mëngjes.
Irritimi i palestinezëve u shkaktua nga mbështetja që shprehu Michelle Alliot-Marie për Gilad Schalit, një ushtar izraelit të kapur në kufi nga militantët e Hamas-it në vitin 2006. Schalit ka edhe pasaportë franceze gjithashtu.
Në Izrael, Alliot-Marie u takua me prindërit e ushtarit dhe bëri një thirrje për Hamas-in që të lejojë Kryqin e Kuq të vizitojë Schalit-in. Zëdhënësi i Hamas-it e cilësoi si të turpshme deklaratën e Alliot-Marie, e cila nuk përmendi me qindra personat palestinezë që mbahen të kapur në territorin e shtetit hebre.
Top Channel