Jintao: S’kërkojmë hegjemoninë

21/01/2011 02:30

Presidenti kinez, Hu Jintao në ditën e tretë të vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara deklaroi para biznesmenëve amerikanë se vendi i tij kërkon marrëdhënie më të ngushta dhe besimplota me SHBA-në në një sërë cështjesh.

Lideri kinez, lidhur me shqetësimet për rritjen ekonomike e ushtarake të shpejtë të Kinës tha se vendi i tij nuk do të kërkojë kurrë një rol hegjemonik dhe asnjëherë nuk do të zhvillojë politika ekspansioniste.

“Ne vazhdojmë të ndërtojmë një shtet ligjor nën sundimin e ligjit dhe marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Pekinit nevojitet të karakterizohen nga një besim dhe respekt i plotë reciprok”, tha presidenti, Jintao.

Top Channel