Vritet terroristi gjerman i Al-Qaeda

20/01/2011 15:30

Një militant gjerman i Al-Qaeda, i cili më parë ka kërcënuar vendin e tij me sulme terroriste, mbeti i vrarë gjatë një sulmi amerikan në Afganistan.

Bekkay Harrach, i cili lindi në Marok, por u bë një shtetas gjerman pasi jetoi për disa vite në Bon, besohet se ishte midis viktimave të sulmit ajror në Bagram.

Harrach u shfaq në një video të Al-Qaeda në vitin 2009, duke paralajmëruar sulme gjatë procesit të zgjedhjeve të përgjithshme në Gjermani. Ai u përfshi menjëherë në listën e 100 personave më të kërkuar nga Berlini.

32-vjeçari, student i teknologjisë së lazerit, ka qenë shumë aktiv në përhapjen e militantizmit dhe i përfshirë me sulme terroriste në Bregun Perëndimor, Irak dhe në rajonin rebel të Uaziristanit Verior në Pakistan.

Top Channel