Viti 2010, më i nxehti i regjistruar ndonjëherë

20/01/2011 16:05

Viti 2010 është më i nxehti i regjistruar ndonjëherë, që kur temperaturat nisën të mateshin në 1850-n, deklaroi sot Organizata Botërore e Metereologjisë.

Në raportin e saj mësohej se viti që lamë pas ishte 0,53 gradë më i ngrohtë se sa mesatarja e viteve 1961-1990, e përdorur gjerësisht si periudhë krahasuese.

Vitet 1998 dhe 2005 kishin qenë më të nxehtit deri tani dhe fakti që tre vitet më të ngrohtë të historisë i përkasin 20 viteteve të fundit vërtetojnë se kemi të bëjmë me një tendencë rritjesh temperaturash dhe jo një rastësi.

Të dhjetë vitet e fundit janë vendosur në krye të listës së më të nxehtëve. Lajmi rrit edhe më shumë shqetësimin për shkrirjen e akujve, fenomen i cili mund të kontribuojë në rritjen e nivelit të deteve, duke shkaktuar përmbytje të mëdha të zonave bregdetare në të gjithë planetin.

Përmbytjet në Australi janë lidhur drejtëpërsëdrejti nga një fenomen i lidhur me periudha të gjata thatësire, që grumbullojnë sasi tepër të mëdha rreshjesh.

Top Channel