Polemikë në Francë për modelet e mitura

20/01/2011 08:50

Disa shohin në këto fotografi disa vajza të cilat duan të duken të rritura duke përdorur rrobat dhe tualetin e mamasë.

Disa të tjerë mendojnë se fotot e vogëlusheve të krehura dhe të lyera si të rritura afrohen me pedofilinë.

Fotot janë pjesë e numrit të fundit të revistës ‘Vogue’, edicioni francez. Ky numër ka dalë në treg përpara Krishtlindjeve, por vetëm kohët e fundit po përhapen polemikat në Francë dha jashtë kufijve të saj.

Caroline Roitfeld, shefja e kësaj reviste do të zëvendësohet në këtë post pas një dekade nga Emanuelle Alt muajin e ardhshëm. Arsyeja mund të jenë pikërisht këto foto.

Modelet, që sipas ‘New York Times’ nuk e kalojnë moshën 7-vjeçare veshin “Versace” dhe “Yves Saint Laurent”, bizhuteri “Bulgari” dhe taka “Loubotin” dhe “Balmain”.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel