Planeti, dy herë më shumë gaz nga sa njihet

20/01/2011 20:10

Planeti mund të ketë dy herë më shumë rezerva gazi natyror nga sa mendohej, sipas një raporti të publikuar sot nga Agjensia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA).

Rezervat aktuale do të shterojnë pas 250 vitesh, nëse konsumi i gazit mbetet i njëjtë. Megjithatë, sipas një eksperteje të rëndësishme të gazit në IEA, Anne-Sophie Corbeau, disa burime kanë treguar se janë të rigjenerueshme.

”Është ende e paqartë se cilat janë rezervat reale të gazit natyror. Është e sigurt që ka më shumë nga sa parashikonim, mbase edhe dy herë më shumë. Në kushtet e rritjes së çmimit të naftës, është një lajm i mirë për botën të dijë që rezervat aktuale të gazit janë shumë larg shterimit”, deklaroi Corbeau.

Top Channel