Hapësira, pranë “përmbytjes” kanadeze

20/01/2011 18:35

”Trafiku” i satelitëve në hapësirë mund të pësojë një rritje të ndjeshme, ndërsa një kompani kanadeze lajmëroi gjatë ditës se planifikon të lëshojë në orbitë plot 78 satelitë të rinj të vegjël.

Nën projektin e quajtur “CommStellation”, lëshimi në orbitë i pajisjeve do të nisë në vitet 2014-15. Ato do të qarkullojnë një mijë kilometra mbi Tokë, ndërsa pritet të ndihmojnë në përmirësimin e sistemeve të telekomunikacionit dhe internetit në botë.

Microsat System Canada Ins, e cila po zhvillon projektin, nuk bëri me dije vlerën e financimit. Sistemi 3G dhe përmbytja e tregut me pajisje të reja si smartphone apo ipad ka rritur nevojën për shtimin e potencialeve të ndërlidhjes në hapësirë.

Top Channel