Kur sistemi imunitar ndihmon tumorin të rritet, si një sinjal inflamator mund të kthejë qelizat imune në “aleate” të kancerit
Fëmijët me prindër të ndarë janë më të ekspozuar ndaj vetvrasjeve, ishte përfundimi i një studimi shkencor, të publikuar sot në faqet e së përditshmes britanike “Daily Mail”.
Studimi, gjithashtu provoi faktin se meshkujt e përjetojnë shumë më keq emocionalisht ndarjen e prindërve. Kërkuesit kanadezë zhvilluan një anketë me më shumë se 6 mijë burra dhe gra, të cilët përjetuan në fëmijërinë e tyre ndarjen e prindërve.
Në të dhënat e krahasuara me ato të njerëzve me prindër të padivorcuar, u arrit në përfundimin se ata që kanë parë prindërit të ndahen, janë tre herë më të ekspozuar ndaj mendimeve serioze, tentativave apo kryerjes së vetvrasjes.
Shpesh herë, tek meshkujt, divorci i prindërve është shoqëruar me rënie në varësinë e drogës, papunësi apo shfaqje të dhunës, elementë që të gjithë kontribuojnë në rënien në depresion dhe rritjen e mundësive për vetvrasje.
Top Channel