Del nga psikiatria, tatuazh një akullore në fytyrë

20/01/2011 09:20

Një reper anglez ka bërë tatuazh në fytyrë një akullore të madhe vetëm pak ditë pasi doli nga një spital psikiatrik.

Gucci Mane, emri i vërtetë i të cilit është Radric Davis, ka tashmë një akullore me kaush në faqe.

Reperi anglez është ndaluar disa herë nga policia: në vitin 2001 për zotërim kokaine, në vitin 2005 për vrasjen e një personi pasi ishte sulmuar nga një grup njerëzish në Georgia dhe disa herë për thyerjen e kodit rrugor.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel