Tunizia, OKB: Negociata të zgjeruara

19/01/2011 02:35

OKB i bën thirrje qeverisë së përkohëshme në Tunizi që të hapë negoviata të zgjeruara në spektrin politik vendas.

Në një deklaratë për mediat, Sekretari i Përgjthshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun, tha se në vend nevojitet një marrëveshje gjithëpërfshirëse për qeverinë dhe zgjedhjet e ardhshme.

Ditën e martë mijëra tunizianë dolën sërish në protesta për të kundërshtuar qeverinë e përkoheshmë, pjesë e së cilës ishin mjaft emra ministrash të njohur si mbështetës të ish-presidentit Ben Ali dhe të partisë së tij.

Top Channel