PD: Videoja, montim kriminal i Ramës

19/01/2011 18:20

Partia Demokratike ka akuzuar sërish sot lidershipin e PS se ka montuar videon Meta-Prifti, me qëllim rrëzimin e qeverisë Berisha.

Në një deklaratë për shtyp, deputetja Mesila Dode ka akuzuar gjithashtu Ramën për lidhje me organizatat kriminale më famëkeqe të vendit.

“Këtë vepër të rëndë kriminale mund ta bëjë vetëm një bastard i bllokut si Edvini, që në dosjet e hetuesisë shqiptare dhe vendeve përreth ka të faktuar se me Aldo Baren ndan tenderat dhe drogën e se me klanin Gina e klane të tjera ka ndarë krime monstruoze, drogën, pronat, shtretërit, lejet e ndërtimit dhe tenderat”, ka deklaruar Dode.

Sipas saj, në vitet e fundit “bllokmeni” ka punuar vetëm për të penguar aspiratat e qytetarëve shqiptarë për të lëvizur të lirë në Evropë.

“Një akt të tillë mund ta bëjë vetëm një bllokmen-cimkë si Edvini, që dy vjet rresht punoi për të keqen e qytetarëve shqiptarë, për të bllokuar me bojkote, valle kutish e greva orgjish, vizat dhe lëvizjen e lirë”, ka pohuar Dode.

Top Channel