NASA punon për avionin e “brezit të ri”

19/01/2011 16:10

Instituti Hapësinor Amerikan (NASA) është duke zhvilluar planet për ndërtimin e një aeroplani më të qetë dhe efiçent, që mund të nisë fluturimet në vitin 2025, duke u shndërruar në avionin e së ardhmes.

Sipas NASA-s, të gjithë projektet që po studiohen i përkasin aeroplanëve që janë në gjendje të fluturojnë me 85% të shpejtësisë së zërit, të kenë një rreze veprimi më të madhe se 11 mijë kilometra dhe të mund të mbajnë një peshë nga 25-50 mijë tonë, mes udhëtarëve, ngarkesës dhe vetë peshës së mjetit.

Me sa duket, NASA është duke u përpjekur që të prodhojë një linjë të re superavionësh, në gjendje që të jenë më të shpejtë, më të mëdhenj, më pak të zhurmshëm, më ekologjikë dhe më efiçentë në djegien e karburantit.

Top Channel