Kirurgët mendojnë vetëvrasjen

19/01/2011 08:30

Orët e pafundme në sallën e operacionit, impakti i punës në jetën profesionale dhe stabilitetin familjar, gabimet që mund të jenë bërë gjatë operacioneve dhe abuzimi me pijet alkolike janë arsyet se pse kirurgët mendojnë për vetëvrasjen.

Ky është rezultati i një studimi të disa shkencëtarëve nga Rochester (USA) të cilët dalin në përfundimin se mendimi për vetëvrasjen është më i shpeshtë tek kirurgët në krahasim me njerëzit e profesioneve të tjera.

Sipas tyre, një faktor tjetër i rëndësishëm në idenë për t’i dhënë fund jetës është se kirurgët dinë shumë mirë edhe mënyrat për vetëvrasjen.

Sipas shkencëtarëve amerikanë, “nëse një kirurg fillon të ndjejë një rënie motivimi në jetën e përditshme ose në punë, probleme me gjumin, lodhje dhe trishtim duhet të ketë kujdes. Nëse këto simptoma zgjasin, duhet të konsultohet me ekspertin”.

Në këtë studim janë vëzhguar mbi 8000 kirurgë. 

Top Channel