Bursa, fuçia afër 100 USD

19/01/2011 08:35

Parashikimet e fundit nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (AIE) tregojnë se çmimi i naftës pritet të shkojë 100 dollarë për fuçi, duke paralajmëruar një krizë në tregjet e prodhimit dhe konsumit.

Sipas agjencisë, pesha në GDP-në botërore e nivelit të parashikuar të çmimit do të ketë një ndikim në masën 5 për qind.

“Rritja e çmimit nuk ka lidhje me ndryshimin e temperaturave gjatë 2010-s, sesa me kërkesën e lartë për karburant me rreth 3,2 për qind, ose 2,7 milionë fuçi”, – thotë AIE, duke shtuar se për 2011-n, kërkesa pritet të rritet me 1,4 milionë fuçi.

Ndërsa sipas OPEC-ut, kërkesa botërore për karburant do të arrijë në 87,3 milionë fuçi në ditë, ose 1.2 milionë më shumë.

Top Channel