Berisha: Rama kërkon pushtet me dhunë

19/01/2011 18:50

Kryeministri i është përgjigjur nga Berati nismave të PS për protesta masive kundër qeverisë së tij, duke deklaruar se kërcënimet nuk e trembin.

Gjatë një mitingu me rastin e 20-vjetorit të themelimit të degës së PD në këtë qytet, Berisha ka akuzuar Ramën se bën akuza pa fakte.

“Garantoj ju, cdo socialist e cdo demokrat, se nuk kam asgjë personale ndaj tij, se nuk i është bërë dhe s’do t’i bëhet kurrë asnjë akuzë pa fakte konkrete. Por nuk mund që ne në Parlament të pranojmë standarte të tilla. Ato s’i pranon asnjë njeri i qytetëruar”, ka deklaruar Berisha.

Kreu i qeverisë është shprehur se kërcënimet e PS dhe kryetarit të saj për një revoltë popullore janë të papërfillshme për të.

“Unë garantoj cdo shqiptar se ne kemi respektuar në shkallën maksimale dhe do respektojmë cdo liri e të drejtë të qytetarëve. Por për kërcënimet i them shokut Edvin se, edhe nëse të parët e tij të ngrejë nga varri, Spirron, Kristaqin apo edhe Enverin, neve nuk na kërcënojnë. Ne jemi njerëz të lirë”, ka pohuar Berisha.

Top Channel