Afganistan, sulmohet me acid gazetari i njohur

19/01/2011 09:55

Një prej gazetarëve më të njohur afganë, Razaq Ramoon, është sulmuar nga disa persona të panjohur ndërsa ishte duke dalë nga shtëpia e tij në Kabul.

Sulmuesit e kanë spërkatur me acid.

Për viktimën ka qenë e nevojshme shtrimi në spital dhe sipas mjekëve ka pasuar dëmtime në 10 përqind të fytyrës dhe duarve.

Pas ndërhyrjeve të para, ai do të transferohet sot në një strukturë ushtarake për arsye sigurie.

Top Channel