Wikileaks heq nga puna astronomin gjerman

18/01/2011 13:05

Shefi ekzekutiv i agjensisë më të madhe hapësinorë në Gjermani humbi vendin e tij të punës si rrjedhojë e publikimeve të Wikileaks, lajmëruan mediat ndërkombëtare gjatë ditës.

Drejtuesi i “OHB-System”, Berry Smutny, u raportua nga faqja e drejtuar prej Julian Assange duke thënë se “i dukej idiote ideja e satelitit europian Galileo”. Kompania ndërtoi pjesë të satelitit 14 vjet më parë.

Edhe pse Smutny nuk ka pranuar vërtetësinë e raporteve, bordi i OHB-së vendosi të largonte nga detyra drejtuesin e saj.

Top Channel