Tunizi, pesë ministra lënë qeverinë

18/01/2011 19:20

Janë 5 ministra që kanë lënë qeverinë e tranzicionit në Tunizi. Edhe ish sindikalisti Taieb Baccouch, titullar i dikasterit të Arsimit, ka dhënë dorëheqjen nga ekzekutivi i unitetit kombëtar, duke e çuar në pesë numrin e ministrave që janë larguar.

Ndërkohë partia islamike tuniziane Ennahda, e jashtëligjshme në regjimin e Ben Ali, do të kërkojë të jetë legalizuar dhe synon të bëhet një forcë politike.

Top Channel