Tunizi, largohen tre Ministra nga kabineti

18/01/2011 12:55

Tre Ministra janë larguar nga kabineti i bashkimit kombëtar, vetëm një ditë pas krijimit të tij, bëri të ditur BBC disa minuta më parë.

Të zgjedhurit në qeveri të Partisë së Bashkimit të Punëtorëve Tunizianë kanë vendosur që të tërhiqen. Simpatizantët e partisë në fjalë luajtën një rol thelbësor në revoltat popullore që sollën ndryshimin në vend.

Formimi i kabinetit të ri nuk ka mundur të sjellë qetësi në vendin e Afrikës së Veriut, pasi Kryeministri Mohammed Ghannouchi ka ngjallur pakënaqësi të mëdha, me përfshirjen në kabinet të disa figurave kryesore të regjimit të shkuar.

Në protestat që detyruan presidentin Ben Ali të largohej kanë humbur jetën 78 persona.

Top Channel