Spanjë, zbulohet super-laboratori i kokainës

18/01/2011 22:35

Policia spanjolle bastisi një laborator gjigant droge pranë Madridit, ku konfiskoi 300 kg kokainë dhe 2 milione euro kesh.

25 vetë përfunduan në pranga ndërsa laboratori vetë u përshkruajt nga forcat e rendit si më i madhi dhe më i sofistikuari i këtij lloji në Europë.

Shumica e të ndaluarve janë spanjollë dhe kolumbianë. Lënda narkotike ishte importuar e fshehur nëpër kontenierë kafeje.

Operacioni “Kolaps” shënoi pikën kulmore të dy viteve punë nga ana e forcave të policisë. Në bastisje u përfshinë të paktën 10 njësi policore.

Spanja mbetet një pikë qendrore tranziti për drogat që vijnë nga vendet prodhuese të kokainës në Amerikën Latine.

Përpos lëndës narkotike dhe parave, në duart e policisë përfunduan edhe 33 tonë kimikate të përdorur për procesimin e kokainës, armë, 18 automjete luksoze dhe 470 telefon celularë.

Top Channel