Raporti, luftë inefikase ndaj piratëve

18/01/2011 12:15

Misioni i patrullave ndërkombëtare ka dështuar në tentativat e tij për të luftuar piratët në ujrat e Oqeanit Indian, pavarësisht se numri i forcave ushtarake është rritur, mësohej në një raport të publikuar sot në mesditë.

Piratët vendosën një rekord me 1 181 pengjet e marra gjatë vitit 2010, ndërsa 53 anije u rrëmbyen, 49 prej të cilave pranë brigjeve të Somalisë. Tetë marinarë u vranë nga ana e piratëve.

Raportin e publikoi Zyra Ndërkombëtare e Detit (IMB). Sipas saj, shifrat janë alarmuese, ndërsa asnjeherë nuk është evidentuar një aktivitet kaq i lartë i rebelëve në det.

Në total, pati 445 sulme vitin e shkuar, 10% më shumë se viti paraardhës ose një sulm e gjysmë në ditë mesatarisht.

Top Channel