Rrëzohet helikopteri në ishullin Sifnos në Greqi, nxirren tre trupa të pajetë, dyshohet për më shumë viktima
Presidenti rus Dmitry Medvedev do të mbërrijë sot në Bregun Perëndimor, në një vizitë të rrallë në Palestinë, për të biseduar me liderat e shtetit të panjohur ndërkombtarisht, rreth dështimit të procesit të paqes.
Në lajmin e publikuar gjatë mëngjesit nga BBC, mësohet se Medvedev dhe homologu i tij Mahmoud Abbas, do të bisedojë rreth mundësisë së një qëndrimi më të ashpër ndaj Izraelit në Këshillin e Sigurimit, në lidhje me vendbanimet hebrehe në Palestinë.
Presidenti rus do të takojë ditën e nesërme Mbretin Jordanez Abdullah, në Aman. Ai duhet të vizitonte edhe Izraelin, por planet u anulluan pas përçarjes së koalicionit qeverisës në Tel Aviv, që ka shkaktuar një grevë të përgjithshme të Ministrisë së Jashtme Izraelite.
Top Channel